Leite Kaka ka këmbëngulur se ylli i Chelseat, Romelu Lukaku është sulmuesi “numër një” në botë dhe “i kujton atij” sulmuesin legjendar brazilian, Adriano.
28-vjeçari Lukaku ishte në formë sensacionale të shënimit të golave sezonin e kaluar, pasi ndihmoi Interin të fitojë titullin e Serie A pas 22 vitesh.
Sulmuesi belg shënoi 24 herë në Serie A dhe përfundoi i dyti në garën për çmimin Capocannoniere (golashënuesi më i mirë) pas ish-yllit të Juventusit, Cristiano Ronaldo.
Lukaku u largua nga Interi në afatin kalimtar të verës për të përfunduar një rikthim të bujshëm prej 115 milionë eurosh te Chelsea.
Belgu shënoi në debutimin e tij të dytë te Chelsea kundër Arsenalit në gusht para se të shënonte një gol në fitoren 3-0 ndaj Aston Villa të shtunën e kaluar.
Reprezentuesi belg e shtoi numrin e golave të tij të martën kundër Zenit St Petersburg në ndeshjen e tyre në Ligën e Kampionëve në Stamford Bridge.
Kaka, i cili e fitoi Topin e Artë gjatë kohës së tij me Milanin, e ka cilësuar Lukakun si sulmuesi më të mirë në botë aktualisht.
Legjenda 39-vjeçare braziliane shtoi se Lukaku tregon nuancat e Adrianos, i cili konsiderohej gjerësisht si një nga sulmuesit më të mirë në mesin e viteve 2000.
“Romelu është numri një, ai më kujton Adrianon në më të mirën e tij – forcën fizike, inteligjencën, shpejtësinë”, ka thënë fillimisht Kaka për Gazzetta dello Sport.
“Një vit më parë, Milan kaloi në epërsi [në garën për titullin e Serie A] pas derbit të parë, pastaj Interi e mori përsëri dhe fitoi në mënyrë të merituar”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/