Site icon Telegrafi

Kadjar quhet Renaulti i ri (Foto)

Kompania automobilistike franceze, Renaul ka konfirmuar modelin e ri që do të quhet Kadjar.

Ky model po konsiderohet rival i Qashqait të Nissanit, një prej veturave më të suksesshme në dekadën e fundit.

Renault Kadjar pritet të prezantohet më 2 shkurt, një muaj para debutimit në Panairin e automjeteve në Gjenevë.

Kompania ka treguar kuptimin e emrit duke thënë se ‘quad’ është për shkak se vetura tërheq me katër rrotë dhe ‘JAR’, që rrjedh nga fjala franceze ‘jaillir’ që në frëngjisht i bie shkathtësi.

Deri tani nuk është prezantuar asnjë fotografi e modelit të ri megjithatë besohet se dizajni është i ngjashëm me Renaul Capturin. Disa elemente tjera të dizajnit po ashtu pritet të jenë të ngjashme me modelet Dezir dhe Kwid.

Renault ka konfirmuar se fotografitë dhe videot e Kadjarit do të publikohen në rrjetet sociale më 2 shkurt. /Koha/Telegrafi/

Exit mobile version