E ardhmja e mesfushorit shqiptar Ergys Kaçe ende nuk është vendosur.
Mesfushori i skuadrës greke PAOK pritet të largohet nga kjo skuadër për një ekip më të madh.
Në ditët e fundit në garë për reprezentuesin shqiptar është futur edhe gjiganti turk Galatasaray.
Mediat greke kanë raportuar se PAOK dhe Galatasaray kanë marrëdhënie të mira mes vete dhe kjo mund të bëjë që Kaçe të transferohet në Stamboll.
Dy klubet janë takuar dhe janë në fillim të bisedimeve për transferimin e korçarit në Superligën e Turqisë.
Pas Lorik Canës dhe Blerim Xhemailit, Kaçe do të bëhej mesfushori i tretë shqiptar që do ta barte fanellën e Galatasarayt në vitet e fundit. /Telegrafi/