Kabineti i luftës izraelite miraton operacionin e zgjeruar në qytetin palestinez, Rafah.
Pavarësisht retorikës sfiduese të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu që kur presidenti amerikan, Joe Biden kërcënoi se SHBA do të ndalonte furnizimet me armë për Izraelin, ofensiva e planifikuar në shkallë të plotë në Rafah që nxiti masën duket se është lënë në pritje për momentin.
Megjithatë, Axios tani po raporton se kabineti i luftës i Izraelit ka miratuar një “zgjerim të zonës së operacionit” në Rafah, shkruan skynews.
Gazeta citoi dy burime që thanë se ky ishte një “zgjerim i matur” që nuk e kapërceu vijën e kuqe të presidentit amerikan – megjithëse një burim i tretë tha se veprimi i miratuar përfshin veprime që “mund të interpretohen nga SHBA si kalim i vijës së kuqe të Bidenit”.
Të tre burimet sugjeruan se kabineti udhëzoi gjithashtu ekipin negociator izraelit që të vazhdonte bisedimet në një përpjekje për të arritur një marrëveshje për lirimin e pengjeve izraelite – ndërsa raportuan se ministrat e ekstremit të djathtë Itamar Ben Gvir dhe Bezalel Smotrich votuan kundër vendim.
Ndryshe, Izraeli ka nisur një ofensivë në territoret palestineze më 7 tetor pas sulmit terrorist të Hamasit në shtetin izraelit. Deri më tani raportohet se janë vrarë 34,262 palestinezë dhe 1,410 izraelitë. /Telegrafi/