Kabineti i Kryetarit deri më tani është pa përgjigje se si do të veprojë sipas kërkesave të funksionarëve të falur të cilët nuk pajtohen me vendimin e tillë të presidentit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Prej kabinetit të Gjorgje Ivanov, nuk ka informata madje nëse kjo është e mundshme me ligj dhe as madje sa persona kërkojnë anulim të faljes.
Publikisht, deri më tani anulim të vendimit për falje kanë kërkuar liderët e LSDM dhe VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Nikolla Gruevski. Këtë e bënë edhe ish presidenti Branko Cërvenksovski, kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski, prokurorët e Prokurorisë Speciale Publike dhe disa të tjerë./Telegrafi/