Site icon Telegrafi

Ka një klauzolë qesharake largimi, katër top klube evropiane kërkojnë ta largojnë Dybalan nga Roma

Paulo Dybala është duke kaluar një sezon të dytë te Roma, por që është më i mirë se ai i pari dhe ndër më të mirët në karrierën e tij.

Sulmuesi argjentinas megjithatë mund të largohet nga Roma vetëm pas dy viteve qëndrim në Olimpico, pasi katër top klube evropiane janë vënë pas tij.

Në fakt sulmuesi argjentinas ka një klauzolë qesharake largimi nga Roma prej vetëm 12 milionë euro që vlen për skuadrat jashtë Serie A.

Lexo po ashtu Gjigantët evropianë ndjekin Paulo Dybalan

Kjo ka bërë që Barcelona, Atletico Madrid, Chelsea dhe Machester United të kontaktojnë agjentin e lojtarit dhe të bisedojnë për një transferim të mundshëm të Dybalas.

30-vjeçari ndihet mirë te Roma, por ai kërkon të luaj në Ligën e Kampionëve dhe Gazzetta dello Sport ka raportuar se e ardhmja e tij mbetet në dyshim nëse do të mbetet në kryeqytetin italian apo do të largohet në verë.

Lexo po ashtu U përleshën gjatë derbit, Dybala me një provokim të rëndë ia kujton Guendouzit humbjen e Francës në finale nga Argjentina

Në fakt klauzola e tij është valide vetëm deri më 30 qershor dhe nëse ai nuk largohet gjatë kësaj kohe klubet e interesuara do të duhet të bisedojnë me Romën për çmimin e lojtarit.

Reprezentuesi argjentinas këtë edicion ka pasur formë të shkëlqyeshme ku në 38 ndeshje zyrtare ka shënuar 16 gola dhe ka asistuar në 10 të tjerë.

Për Dybalan interesim kanë shprehur edhe skuadrat arabe, por ai ka hedhur poshtë mundësinë të largohet tani për tani nga futbolli evropian. /Telegrafi/

Exit mobile version