Telegrafi

Ka një datë, është caktuar shuma e ‘çmendur’ – bëhuni gati për meçin e dekadës mes Tyson Furyt dhe Oleksandr Usyk

Tyson Fury është kthyer në rrugën e duhur për të takuar Oleksandr Usykun për titullin kampion i padiskutueshëm të peshave të rënda të botës në një luftë mega-milionëshe në Arabinë Saudite.

Ekipi i “Gypsy King” është në bisedime me vlerë edhe më shumë se fitimi prej 100 milionë euro, i cili pa Usykun të mbajë rripat e tij WBA, IBF dhe WBO. Lufta për bashkimin e këtyre titujve me rripin WBC të Furyt është planifikuar për 17 dhjetor.

Kjo është një natë para finales së Kupës së Botës 2022 në Katarin fqinj dhe lufta do të intensifikonte fokusin në Lindjen e Mesme.

Lexo po ashtu Tyson Fury e kërcënoi me "asgjësim" - por Usyk ia kthen edhe më rëndë britanikut

Princi Mohammad Abdulaziz, ministri saudit për sport, konfirmoi: “Ne jemi shumë të interesuar në luftën për titullin e padiskutueshëm të peshave të rënda. Ne po kërkojmë ta bëjmë këtë në qytetin e Riadit”.

Pasi mundi Joshuan për herë të dytë, 35-vjeçari Usyk tha: “Lufta me Furyn është e vetmja që dua. Nëse kjo nuk ndodh, unë nuk mund të luftoj përsëri. Por, besoj se së shpejti do të luftojmë me njëri-tjetrin”.

Lexo po ashtu I dërmuar si fizikisht, ashtu edhe psikikisht nga humbja - Joshua me veprim të pashpjeguar hodhi dy rripat e Usyk në tokë

WBC i ka dhënë Furyt afat deri të premten që të tërhiqet para se ta shpallë titullin vakant. Fury ka folur se pret 500 milionë euro për të rihyrë në ring.

Ai do të duhet të modifikojë këtë kërkesë, por mund të presë të marrë 45-50 milionë euro nga një paketë luftimi me vlerë të paktën 150 milionë euro. /Telegrafi/