Telegrafi

Ka një çështje te Chelsea, lojtarët dalin kundër trajnerit Pochettino për shkak të Thiago Silvas

Chelsea ka pësuar humbjen e radhës në Ligën Premier, teksa është mposhtur në fundjavë nga Evertoni në udhëtim me rezultat 2-0.

Por sikur mos të mjaftonte humbja në kampin londinez ka një çështje mes futbollistëve dhe trajnerit Mauricio Pochettino.

E gjitha ndodhi pas lëndimit të kapitenit Reece James i cili u zëvendësua në pjesën e parë dhe aty ndodhi e papritura.

Pochettino urdhëroi mbrojtësin anglez që shiritin e kapitenit t’ia jepte mesfushorit Conor Gallagher dhe jo veteranit brazilian Thiago Silva i cili konsiderohet si kapiten i dytë nga futbollistët.

Veprim që nuk është pritur aspak mirë nga lojtarët e Chelseat, të cilët gëzojnë një respekt të madh për Thiago Silvën.

Lexo po ashtu Kërkohet nga shumë skuadra, por Broja nuk e ka ndërmend të transferohet në Turqi

Mediat e ndryshme në Angli kanë raportuar se futbollistët e Chelseat nuk besuan dot se shiriti nuk iu dha Thiago Silvas pas largimit të James nga loja.

Vendimin e trajnerit argjentinas futbollistët e Chelseat e kanë cilësuar si një mungesë të theksuar respekti përkundrejt qendërmbrojtësit, i cili në mungesë të kapitenit James dhe zv kapitenit Chilwell, duhej të merrte shiritin përpara 23-vjeçarit Gallagher. /Telegrafi/