Ronald Araujo ka vazhduar muaj më parë kontratën me Barcelonën, kontratë e cila e mbanë atë në Camp Nou deri në vitin 2031.
Megjithatë e ardhmja e mbrojtësit uruguaian vazhdon të jetë e paqartë, pasi ai ende nuk është një titullar i padiskutueshëm.
Hansi Flick vazhdon të ketë besim për qendrën e mbrojtjes te dyshja Cubarsi – Inigo Martinez dhe Araujo mund të vendos të largohet në verë.
Pasi refuzoi Juventusin në janar, për mbrojtësin uruguaian ka shprehur interesim tanimë gjiganti anglez Liverpool.
The Reds pritet të mbesin pa kapitenin e tyre Virgil Van Dijk dhe e shohin qendërmbrojtësin uruguaian si zëvendësuesin ideal të tij.
Araujo ka një klauzolë lirimi prej vetëm 65 milionë eurove, shumë që nuk përbënë problem për Liverpoolin.
Gjithsesi do të jetë vet lojtari që në fund të sezonit do të vendosë nëse do të mbetet në Camp Nou apo do të largohet. /Telegrafi/