Site icon Telegrafi

Ka filluar gara, tri klubet evropiane pas Armando Brojës

Sulmuesi i Chelseat, Armando Broja, ka fituar vëmendjen e disa klubeve të njopura në Evropë, ku së fundmi në mesin e tyre është edhe Monaco.

22-vjeçari mund të ndërrojë ambient në afatin kalimtar të verës dhe ai vetë është i gatshëm për hapin e radhës në karrierë, sipas BBC.

Sulmuesi shqiptar ishte huazuar te Fulhami, por ky huazim nuk ka qenë i suksesshëm, ku klubi londinez madje u detyrua të paguajë 5 milionë euro dëmshpërblim, pasi nuk e inkuadroi Brojën në fushë sipas marrëveshjes që kishin.

 

Tani gara ka filluar dhe Broja mund të përfundojë te Milani, Wolverhamptoni apo Monaco, që po garojnë për të siguruar shërbimet e tij.

Monaco po e sheh Brojën si zëvendësues të Wissam Ben Yedderit, i cili në vitet e fundit ka qenë lojtari kryesor i klubit nga principata.

Lexo po ashtu Formacioni i mundshëm i Shqipërisë në Euro 2024

Blutë e Londrës në janar kërkonin rreth 60 milionë euro për sulmuesin shqiptar, por kjo shumë e parave mund të zbresë për gjysmë në këtë afat kalimtar veror, pasi Broja në edicionin që e lamë kishte dy gola të shënuar e një asistim në 27 paraqitje në të gjitha garat. /Telegrafi/ 

Exit mobile version