Telegrafi

“Ka eksperiencë, grintë dhe është i vetmi mesfushor që ka luajtur në Evropian” – Sylvinho tregon arsyen e ftesës për Abrashin

Amir Abrashi rikthehet në Kombëtaren e Shqipërisë dhe ka marrë ftesë për në Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’.

Trajneri Sylvinho e ka përfshirë në listën prej 27 futbollistëve, ku në fund do të largohet një nga ta.

Padyshim që befasia ka qenë ftesa e Amir Abrashit, një futbollist që gjithmonë ka dhënë maksimumin për Kombëtaren shqiptare në 11 vite sa ka luajtur për kuqezinjtë.

Lexo po ashtu Zyrtare: Sylvinho publikon listën e Shqipërisë me lojtarët e ftuar për Euro 2024 - Cikalleshi mbetet jashtë

Abrashi nuk ishte ftuar në muajt e fundit, por tani Sylvinho e ka ftuar dhe ka arsyetuar ftesën që ka bërë për kapitenin e skuadrës zvicerane Grasshoppers.

“Abrashi është një lojtar me shumë eksperiencë. Është i vetmi mesfushor që ka luajtur në Euro 2016 dhe ai ka një grintë, ka bërë gjithmonë mirë me Kombëtaren”, tha Sylvinho.

“Ai është në formë shumë të mirë dhe do të nda ndihmojë shumë në Evropian”, tha Sylvinho. /Telegrafi/