Site icon Telegrafi

Ka blerë lojtarë si Figo, Zidane e Ronaldo, por Perez thotë se Cristiano është lojtari më i madh që e ka transferuar

Florentino Perez dhe Cristiano Ronaldo (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, e konsideron Cristiano Ronaldon si lojtarin më të madh që e ka transferuar ndonjëherë duke e bërë të qartë se cili ka qenë ‘galaktiku’ më i madh që e ka veshur fanellën e Los Blancos.

Gjatë dy mandateve të tij në krye të Mbretërve, 72-vjeçari u bë i njohur për transferimin e lojtarëve të klasit botëror. Luis Figo, Zinedine Zidane, David Beckham, Kaka dhe dy Ronaldot – janë disa prej emrave që i ka blerë ai.

Florentino Perez dhe Cristiano Ronaldo (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Cristiano u transferua në vitin 2009 nga Manchester Unitedi, asokohe si lojtari më i shtrenjtë në histori, ndërsa kur u largua pas nënte vitesh nga Santiago Bernabeu (në vitin 2018 drejt Juventusit), ai kishte shënuar 450 gola në 438 paraqitje për Realin, duke e fituar katër herë Ligën e Kampionëve, dy herë La LIgan, tri herë Kupën e Botës për Klube dhe katër Topa tjerë të Artë.

Lexo po ashtu Florentino Perez flet për raportet me Cristiano Ronaldon

“Ai është lojtari më i madh që e kam transferuar dhe raporti im me të ka qenë i shkëlqyer, edhe si lojtar edhe si person. Nuk kemi pasur kurrfarë problemi sa u përket parave”.

“Ka pasur thashetheme se ka dashur të largohej për shkak rastit të tatimeve, po kjo nuk është situata reale. Ai donte një ndryshim dhe ta përmirësonte kontratën e tij, prandaj këtë e gjeti te Juventusi dhe të gjithë ishin të lumtur”, ka deklaruar Perez për Onda Cero. /Telegrafi/

Exit mobile version