Telegrafi

A ka biseduar me Xavin se si ta mposhtë Real Madridin, Guardiola jep përgjigje interesante

Pep Guardiola ka dalë në një konferencë për shtyp për të vlerësuar ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

City mbërrin në Bernabeu me një avantazh, pasi fitoi 4-3 në Etihad, por ata e dinë se nuk mund t’i besohet rezultatit kundër bardhezinjve.

Kur u pyet nëse kishte folur me Xavi, për shkak të humbjes 0-4 për Los Blancos në Bernabeu, Guardiola u përgjigj: ” Unë nuk kam folur me Xavin për Madridin. Ai ka lojtarë që nuk i kam dhe unë i kam lojtarët që ai nuk e ka. Nuk funksionon”.

Lexo po ashtu De Bruyne paralajmëron Real Madridin para ndeshjes kthyese

Pak minuta më vonë ai deklaroi gjithashtu se kishte parë vetëm momentet kryesore të ndeshjes, se nuk mund ta shihte drejtpërdrejt: “Kam parë El Clasicon. E pashë në momentet kryesore, atë ditë Benzema nuk luajti. E di që Carlo bëri diçka që normalisht nuk e bën. Unë nuk mund të shpëtoj shumë gjëra nga ajo lojë”.

De Bruyne në anën tjetër beson se ata mund ta eliminojnë Real Madridin, pasi janë në një formë jetësore. /Telegrafi/