‘Zonja e Vjetër’ është duke bërë revolucion në skuadër me disa ndryshime që po shihen si të rëndësishme.
Me Leonardo Bonucci që është kthyer në lojtarin më të përfolur momental të këtij afati kalimtar, klubi bardhezi po punon për blerje të reja.
Në listë mbetet mbrojtësi i Atletico Madridit, Diego Godin.
Largimi me gjasë të madhe i Daniele Ruganit, drejt Chelsea, ka bërë që klubi të kërkojë një mbrojtës qendre.
Godinit i është ofruar një rinovim prej një viti nga Atletico, ndërsa Juve i ka ofruar kontratë për tri vite me pagë 6 milionë euro në sezon.
Juventusi po mendon edhe për një mbrojtës të majtë, ndërsa si huazim është duke u kërkuar Theo Hernandez i Real Madridit.
Sipas Marca, klubi italian ka bërë ofertë për 20 vjeçarin.
U mendua që Marcelo, do të ishte zgjidhja e parë e Juventusit, por duket se ai nuk d të largohet dhe kjo i mundëson më pak minuta Hernandezit. /Telegrafi/