Juventusi vazhdon insistimin për Danilon duke e parë si zëvendësues të Dani Alvesit.
Dani Alves u ka thënë lamtumirë Bianconerëve dhe pritet të kalojë te Manchester City.
Sipas Sky Sport Italia dhe gazetarit Gianluca Di Marzio, Juve ka pytur për gjendjen e Danilos.
Mbrojtësi është blerë për 31 milionë euro nga Porto në vitin 2015. Por ai nuk e ka gjetur mirë vetën te mbretërit ku ka zhvilluar 25 ndeshje.
Reali do 20 milionë euro, por Juve ofron 15 milionë dhe të tjerat bonuse. /Telegrafi/