Telegrafi

Juventusi vazhdon garën me Barcelonën për De Ligt

Matthijs de Ligt (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

Juventusi ka ende shanse për të nënshkruar me qendërmbrojtësin e Ajaxit, Matthijs De Ligt, pasi një lëvizje në Barcelonë nuk është finalizuar ende.

Mbrojtësi 19-vjeçar ka qenë i lidhur me një sërë klubesh të mëdha evropiane kohëve të fundit dhe një lëvizje drejt Barças thuhet se tashmë është rënë dakord.

Megjithatë, nënkryetari i klubit katalunas, Jordi Mestre, ka hedhur poshtë idenë e transferimit të tij, kur ai i tha mediumit Sky Sport Espana se lojtari nuk kishte nënshkruar ende.

Ndërkohë, gazeta italiane Tuttosport pohon se kërkesa e agjentit Mino Raiola për një pagë të lartë ka larguar Blaugranët, duke hapur derën për Bianconerët që të kthehen në tavolinën e negociatave.

De Ligt gjatë një dueli ajror me Christiano Ronaldon dhe Moise Kean (Foto: Stuart Franklin/Getty Images/Guliver)

Bayern Munich, Paris Saint-Germain dhe Manchester Unitedi janë gjithashtu të interesuar për nënshkrimin e të riut, por Juventusi mund të jetë favoritë falë marrëdhënies së tyre të mirë me agjentin Raiola.

Gazeta gjithashtu thotë se Raphael Varane i Real Madridit, Stefan Savic i Atletico Madridit, Ruben Dias i Benfica dhe Jerome Boateng i Bayern Munchen janë alternativa ndaj De Ligt te Juventusi.