Juventusi thuhet se është njëra nga tre klubet që kryesojnë garën për të nënshkruar me yllin suedez të RB Leipzig, Emil Forsberg.
Por, sipas mediumit SportExpressen, Juve tashmë kanë biseduar me agjentin e Forsberg, Hasan Cetinkaya, siç kanë bërë edhe Arsenal dhe Atletico Madrid.
Megjithatë, gazeta paralajmëron se Zonja e Vjetër ka përparuar më shumë në negociata për transferimin e suedezit.
Por, transferimi i tij nuk do të jetë i lehtë pasi Leipzig nuk janë nën presion për të shitur dhe nuk do ta lejojnë largimin e tij për shifra solide.
Skuadra gjermane thuhet se ka vendosur dhe kërkon një çmim prej 50 milionë euro për shërbimet e tij.
Për më tepër, skuadra gjermane do të ishte e gatshme të mbante 26-vjeçarin duke e bërë atë lojtarin më të paguarin të Suedisë.
Forsberg ishte pjesë e ekipit të Suedisë që mundi Italinë në ndeshjet e Kupës së Botës nëntorin e kaluar dhe më parë ishte lidhur me Milanin.
Ylli i Leipzigut mund të luaj pa problem tri pozitat pas sulmuesit kryesor, por pozita e preferuar është ajo e anësorit të majtë. /Telegrafi/