Ylli i Barcelonës, Sergi Roberto është shfaqur si një objektivi transferimi për gjigantët e Series A, Juventusit.
Sipas raportimeve të mediumit Diario Sport, lojtari i gjithanshëm spanjoll ka përufnduar në listën e dëshirave të Zonjës së Vjetër.
Juventusi e do lojtarin dhe Barcelonës është gati ta shesë atë për të krijuar fonde për të investuar në verë në objektivat e tyre.
Ky medium shton se të dy klubet tashmë janë duke diskutuar rreth një marrëveshje dhe gjatë verës mund të ketë ‘tym të bardhë’.
28-vjeçari është nën kontratë në Camp Nou deri në vitin 2022, por ai mund të tundohet nga oferta e Juventusit që i ofron futboll të rregullt në skuadrën e parë.
Roberto ka filluar 20 ndeshje në La Liga këtë sezon, megjithatë ai mbetet prapa Semedo dhe Jordi Alba si një opsion fillestar në klub. /Telegrafi/