Telegrafi

Juventusi synon transferimin e Rakiticit

Ivan Rakitic. (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Ivan Rakitic mund të largohet nga Barcelona në fund të sezonit për ta vazhduar karrierën në Serie A.

Inter është skuadra që prej shumë kohësh ka shprehur interesim për mesfushorin kroat.

Por tani garës i është bashkuar edhe kampioni në fuqi i Italisë, Juventus.

Zonja e Vjetër ka filluar të punojë për transferimin e Rakiticit në verë nga Barcelona.

Ivan Rakitic. (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Don Balon ka raportuar se krerët e Juventusit kanë pasur një takim me agjentin e lojtarit dhe kanë biseduar për një transferim të mundshëm të kroatit në verë në Torino.

Ish-mesfushori i Sevillas dhe Schalke 04, ka shprehur dëshirën për ta provuar një kampionat të ri.

31-vjeçari mund t’i bashkohet Juventusit për një shumë prej 40 milionë eurove. /Telegrafi/