Telegrafi

Juventusi synon transferimin e Martinellit, i ofron Arsenalit shkëmbimin me Arthur Melon

Gabriel Martinelli është objektivi i Juventusit për repartin ofensivë.

Sulmuesi i talentuar brazilian ka tre vite që është te Arsenali dhe ka pasur paraqitje shumë të mira.

Kontrata e tij me Arsenalin është deri në verën e vitit 2025, por ai po pëlqehet shumë nga Juventusi që e sheh si pasues të Paulo Dybalas.

Trajneri Massimiliano Allegri e pëlqen shumë futbollistin dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit afrimin e tij.

Drejtuesit e Zonjës së Vjetër i kanë propozuar Arsenalit shkëmbimin me mesfushorin brazilian Arthur Melo.

Arthur pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, por problemi qëndron tek çmimi i dy futbollistëve.

Arsenal është gati ta bëjë këtë shkëmbim, por kërkon nga Juventusi edhe 15 milionë euro të tjera pasi Martinelli ka çmim më të lartë.

Gjithsesi drejtuesit e dy skuadrave pritet të kenë një takim për të diskutuar rreth shkëmbimit të mundshëm. /Telegrafi/