Site icon Telegrafi

Juventusi synon transferimin e katër lojtarëve të rinj

Klubi italian, Juventusi thuhet se u ka hedhur sytë katër lojtarëve të rinj, ndërsa Evertoni mbetet i interesuar për mesfushorin e tyre, Adrien Rabiot.

Zonja e Vjetër do të fillojë një proces rinovimi që do të shohë shumë lojtarë të largohen në fund të sezonit.

Rabiot është një nga lojtarët që mund të largohet në verë me Evertonin e Carlo Ancelottit të interesuar për të siguruar shërbimet e tij.

Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Juventusi për një çmim ‘qesharak’

Sipas gazetës Tuttosport, Juventusi u ka hedhur sytë katër lojtarëve me një të ardhme potencialisht të ndritshme përpara.

Julian Araujo i Los Angeles Galaxy, një mbrojtës i djathtë 19-vjeçar, po kërkohet nga Bianconerët gjatë muajve të fundit, por ai nuk është mbrojtësi i vetëm në agjendën e Juves.

Jesus Vazquez i Valencias, 18 vjeç, luan si mbrojtës i majtë dhe megjithëse ka luajtur vetëm një ndeshje me ekipin e parë, drejtori i Juves, Fabio Paratici, po e mbikëqyr atë.

E njëjta gjë është e vërtetë edhe për dy lojtarë të tjerë të La Ligas: Alexander Isak (Real Sociedad) dhe Youssef En-Nesyri, nga Sevilla.

Dyshja e lartpërmendur ka shënuar 31 gola së bashku deri më tani këtë sezon dhe Juventusi tashmë ishte lidhur me nënshkrimin e Isakut edhe në vitin 2016.

21-vjeçari gjithashtu ka tërhequr interesin e Barcelonës dhe Manchester Cityt. /Telegrafi/

Exit mobile version