Telegrafi

Juventusi synon ta rikthejë Koulibalyn në Itali, por problemi qëndron te paga e lartë e tij

Kalidou Koulibaly mund të largohet nga Chelsea vetëm pas një viti qëndrim në Stamford Bridges.

Qendërmbrojtësi senegalez nuk është se është përshtatur shumë me futbollin anglez dhe dëshira e tij është të rikthehet në elitën e futbollit italian Serie A.

Gjiganti italian, Juventus është gati të bëjë një investim të rëndësishëm për ta kthyer senegalezin në Serie A, pasi mbrojtja e bardhezinjve këtë edicion ka qenë shumë problem.

31-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në verën e vitit 2026, por Tuttomercatoweb ka raportuar se Juventus tanimë ka kontaktuar londinezët për të marrë shërbimet e senegalezit.

Chelsea është gati ta largojë qendërmbrojtësin e fuqishëm, por kërkon së paku 25 milionë euro nga shitja e tij.

Lexo po ashtu Koulibaly flet për shokët e skuadrës dhe cilësitë e tyre: Nga Silva te Kovacic e James

Problemi më i madh qëndron te paga e lojtarit, i cili fiton rreth 10 milionë euro neto në sezon dhe Juventus nuk është gati t’i ofrojë këtë shumë.

Zonja e Vjetër ka një tavan për paga i cili është shtatë milionë euro dhe nuk do ta kaloj këtë as për Koulibalyn. /Telegrafi/