Kalidou Koulibaly mund të largohet nga Chelsea vetëm pas një viti qëndrim në Stamford Bridges.
Qendërmbrojtësi senegalez nuk është se është përshtatur shumë me futbollin anglez dhe dëshira e tij është të rikthehet në elitën e futbollit italian Serie A.
Gjiganti italian, Juventus është gati të bëjë një investim të rëndësishëm për ta kthyer senegalezin në Serie A, pasi mbrojtja e bardhezinjve këtë edicion ka qenë shumë problem.
31-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në verën e vitit 2026, por Tuttomercatoweb ka raportuar se Juventus tanimë ka kontaktuar londinezët për të marrë shërbimet e senegalezit.
Chelsea është gati ta largojë qendërmbrojtësin e fuqishëm, por kërkon së paku 25 milionë euro nga shitja e tij.
Problemi më i madh qëndron te paga e lojtarit, i cili fiton rreth 10 milionë euro neto në sezon dhe Juventus nuk është gati t’i ofrojë këtë shumë.
Zonja e Vjetër ka një tavan për paga i cili është shtatë milionë euro dhe nuk do ta kaloj këtë as për Koulibalyn. /Telegrafi/