Telegrafi

Juventusi si ndahet De Sciglios

Juventusi kanë në shënjestër tash e sa kohë mbrojtësin e Milanit, Mattia De Sciglio, si një zëvendësim për zviceranin Stephan Lichtsteiner.

24-vjeçari ka qenë objekt i spekulimeve të vazhdueshme që lidhin atë me një kalim te Bianconerët.

Kjo vjen, pasi mbrojtësi ka punuar nga afër me trajnerin aktual të Juves, Massimiliano Allegri dha iu dha mundësia e debutimin të parë në Milano.

Sipas Tuttosport, reprezentuesi italian është një opsion për të zëvendësuar Stephan Lichtsteiner, i cili duket se do të largohet ose në janar ose gjatë verës.

De Sciglio ka kontratë me Rossonerët deri në vitin 2018, dhe do të mbetet një opsion për Juventusin nëse ai vendos të mos e rinovojë marrëveshjen. /Telegrafi/