Juventusi ka hyrë në betejën ndaj rivalëve të urryer nga Serie A, Interit, për sulmuesin e Manchester Unitedit, Romelu Lukaku .
Interi konsiderohet si favorit për transferimin e sulmuesit belg, ndërsa edhe Napolit thuhet të ketë bërë kontakte me lojtarin.
Megjithatë, sipas mediumit Sky Sport Italia, Juventusi i është afruar Unitedit për të pyetur rreth çmimit të Lukakut.
Juventusi dëshiron të përfitojnë nga negociatat e stërzgjatura të Interit dhe të rrëmbej yllin belg.
Interi ka nevojë për të mbledhur fonde, me gjasë duke shitur Mauro Icardin, përpara se ata të mund të bëjnë ofertën e tyre për Lukaku.
Oferta aktuale e Interit është huazim dyvjeçar për 10 milionë euro me mundësi blerje përfundimtar për 60 milionë euro tjera. /Telegrafi/