Telegrafi

Juventusi rivalizon Interin, futet në garë për Mustafin

Juventusi është futur në garë për Shkodran Mustafin, lojtar që kërkon largimin në Itali, me Interin që po ashtu është i interesuar.

Sipas ESPN, Inter është duk e udhëhequr garën për shqiptarin, por në orët e fundit po shihet një interesim i shtuar i Juves, që po kërkon zëvendësim për Leonardo Bonuccin.

Bianconerët po ashtu mbeten të interesuar për gjermanin Benedikt Howedes.

Mustafi është lënë rezervë në ndeshjen e djeshme me Liverpoolin, ku pësoi 4-0.

Lojtari është blerë për 40 milionë euro nga Valencia dhe anglezët nuk do të pranojnë të largohet nën këtë shumë.

Ai ka luajtur në Serie A në mes të sezoneve 2012 -2014 te Sampdoria. /Telegrafi/