Sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane ka përfunduar në listën e dëshirave të Juventusit.
Kampionët italianë dihet se janë në treg për një qendërsulmues të ri, me emrin e Mauro Icardit që lidhet më shpesh me një transferim të Allianz Stadium.
Megjithatë, Zonja e Vjetër tashmë ka etiketuar një emër tjetër të madh për sulmin e tyre në sezonin e ardhshëm.
Sipas gazetës italiane Tuttusport, Juventusi është i interesuar të hap bisedime për të nënshkruar me sulmuesin e Tottenham, Harry Kane.
Me Spurs tani të eliminua nga Liga e Kampionëve, Bianconerët mund të përdorin futbollin evropian si një argument për të joshur Kane të transferohet në Torino.
Për sulmuesin anglez interesim ka shprehur edhe Real Madridi dhe Manchester Unitedi. /Telegrafi/