Telegrafi

Juventusi rivalizon Arsenalin për transferimin e Gabriel Jesus

Gabriel Jesus po i kalon javët e fundit si futbollist i skuadrës angleze Manchester City.

Sulmuesi brazilian pritet të largohet nga Etihad Staidum, pasi City ka mbyllur marrëveshjen për transferimin e Erling Haaland.

Arsenali mbetet skuadra favorite për t’i siguruar shërbimet e tij, por së fundmi në garë për brazilianin është futur edhe gjiganti italian Juventus.

25-vjeçari synon që të transferohet në ndonjë skuadër ku do të luaj rregullisht dhe si Arsenal ashtu edhe Juventus ia ofrojnë këtë mundësi.

City është gati ta lejoj largimin e brazilianit nëse paguhet një shumë prej 50 milionë eurove.

Lexo po ashtu Guardiola: Gabriel Jesus më ka bërë njeriun më të lumtur në botë, por nuk më intereson e ardhmja e tij

Reprezentuesi brazilian këtë edicion ka zhvilluar 36 ndeshje në të gjitha garat, ku ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar në 12 të tjerë. /Telegrafi/