Telegrafi

Juventusi rivalizohet fortë nga Napoli për Icardin

Mauro Icardi (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Juventusi u takua me Mauro Icardin për të shmangur konkurrencën nga Napoli, por sulmuesi i Interit po ndihet i hapur tani edhe për skuadrën nga San Paolo.

Ish-kapiteni i Interit është në treg pas rënies totale të raportit të tij me klubin dhe trajnerin e ri Antonio Conte.

Por, gjetja e një destinacioni të ri po del të jetë e vështirë, madje edhe për një çmim shumë të reduktuar prej 60 milionë eurosh.

Lexo po ashtu Dy takime të fshehta të Icardit dhe Wandas me Juventusin, sinjale të reja për transferimin e argjentinasit te ‘Zonja e Vjetër’

Sipas gazetarit të Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, Napoli është gati të bëjë ofertën tani dhe të përmbushë kërkesat e Interit, si dhe pagën e Icardin, por argjentinasi deri vonë e hodhi poshtë këtë ide.

Ai kishte shikimin e tij të vendosur në mënyrë të prerë te Juventusi, edhe pse gjatë ditëve të fundit, duket sikur ai filloi të hapet ndaj Napolit.

Lexo po ashtu Formacioni i frikshëm i Juventusit me Sarrin në krye - Icardi në krahë të Ronaldos, Pogba e Ramsey në mesfushë

Kjo mund të jetë arsyeja për drejtorin e Juventusit, Fabio Paratici, që fluturoi në Ibiza për një takim të shkurtër me Icardin dhe gruan/agjenten Wanda Nara të martën.

Paratici dhe Juventusi i kërkuan Icardit të prisnin, pasi para se të bënin një ofertë drejt Interit, ata duhet së pari të shesin Gonzalo Higuain dhe Mario Mandzukic për të mbledhur fonde. /Telegrafi/