Është raportuar se Juventusi dhe Barcelona janë futur në bisedime për shkëmbimin mes Federico Bernardechit dhe Ivan Rakitic.
Sa i përket këtij transferimi ka pasur zhvillime të reja, ku gazetari i Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, shkruan se Barcelona ka ofruar 10 milion euro plus katronin e Ivan Rakitic për Federico Bernardeschi, por që kjo ofertë është refuzuar nga Juventusi.
Edhe më parë ishte supozuar që shuma e parave të gatshme do të ishte e vogël, ndoshta edhe në favor të Barcelonës, por kanë qenë katalunasit që kanë bërë ofertë me para.
Di Marzio shkruan që Barcelona nuk dëshiron të ofrojë më shumë se 10 milionë euro për shkëmbimin.
Në anën tjetër Bianconerët duan të paktën 20 milionë euro plus Rakitic për të liruar italianin.
Bernardeschi nuk po kalon moment të mirë nën drejtimin e Maurizio Sarrit. /Telegrafi/