Site icon Telegrafi

Juventusi provoi edhe transferimin e Pogbas pas Ronaldos

Paul Pogba (Photo by Christian Kaspar-Bartke/Getty Images)

Klubi italian, Juventusi dëshironte goditje të dyfishtë në afatin kalimtar të verës, pasi pas transferimit të Cristiano Ronaldos provoi edhe për Paul Pogban.

Bianconerët dëshironin yllin e Manchester Unitedit së bashku me Ronaldon në Allian Stadium për sezonin aktual.

Bardhezinjtë ishin të gatshëm të plotësonin marrëveshjen prej 100 milionë eurosh për fituesin e pesëfishtë të Topit të Artë me një tjetër lëvizje të madhe parash për një ish-lojtarin e tyre, Pogba.

Lexo po ashtu Disa tifozë mendojnë se kanë kuptuar një pjesë të asaj që Mou i tha Pogbas para se të fillonte stërvitja

Sipas mediumit britanik The Sun, Juventusi bëri përpjekje për të sjellë Pogban përsëri në klub pas transferimit të Ronaldos nga Real Madridi.

Juve mbetet i etur për Pogba në mes të betejave të tij të tanishme në Manchester United dhe janë të përgatitur të luftojnë me Barcelonën për nënshkrimin e tij në janar.

Pogba është i pakënaqur me situatën e tij në Old Trafford dhe sidomos me raportet e tij me trajnerin Jose Mourinho.

Lexo po ashtu Pogba vs Mourinho - kush duhet të qëndrojë e kush të largohet nga Unitedi?

Mesfushori francez dhe trajneri portugez kanë një krisje të madhe mes vete dhe nuk kanë hezituar ta kritikojnë shpeshherë njëri tjetrin edhe publikisht.

Së fundmi, Pogba deklaroi se Unitedi duhet të sulmojë më shumë, ndërsa Mourinho vendosi ta kritikojë atë para bashkëlojtarëve dhe ia hoqi shiritin e kapitenit. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Zënka me Jose Mourinhon dhe heqja e shiritit të kapitenit, Paul Pogba kërkon largimin nga Manchester Unitedi
Exit mobile version