Telegrafi

Juventusi pret oferta për Higuainin

Gonzalo Higuain (Getty Images)

Juventusi e ka bërë të qartë se do të shes Gonzalo Higuainin për 60 milionë euro, kështu që ata presin një ofertë nga Milani apo skuadrat tjera të interesuara.

Bardhezinjtë kanë nënshkruar me Cristiano Ronaldon nga Real Madridi, kështu që duket se El Pipita është i tepërt tani në skuadër.

Ai ka qenë shumë i lidhur me një ribashkim me Maurizio Sarri në Chelsea, por Rossonerët gjithashtu kanë treguar interes për argjentinasin.

Lexo po ashtu Higuain ia mbyll syrin Sarrit: Është trajner fantastik, do të ishte e mrekullueshme të punoja përsëri me të

Sipas Gazzetta Sportiva, drejtori teknik i ardhshëm i Milanit, Leonardo, është një tifoz i madh i Higuain dhe u përpoq ta çonte atë në Paris Saint-Germain.

Gonzalo Higuain (Getty Images)

Juve e kanë bërë të qartë se do të shesin për 60 milionë euro, pasi kjo do t’i lejonte ata të thithnin sado pak shifrën e transferimit të tij nga Napoli.

Me ardhjen e Elliott Management si pronarë të kuqezinjve, klubi kuqezi duket se do të kenë hapësirë për manovrim në tregun e transferimeve.

Lexo po ashtu Higuain e Morata mund t'i bashkohen Milanit

Nëse Nikola Kalinic dhe ndoshta disa lojtarë të tjerë shitet nga klubit, mund të rriten paratë e nevojshme për një ofertë për Higuain.

Kështu, Bianconerët janë duke pritur një ofertë nga Milani, pasi deri më tani duken skuadra më serioze për shërbimet e tij. /Telegrafi/