Site icon Telegrafi

Juventusi po tenton transferimin e një mesfushori për 55 milionë euro

Teun Koopmeiners është një nga mesfushorët më në formë për momentin në elitën e futbollit italian Serie A.

Mesfushori holandez është duke kaluar formë të shkëlqyer me fanellën e Atalantës dhe largimi i tij nga ky klub duket shumë i mundshëm në janar.

25-vjeçari ka zhvilluar 19 ndeshje në të gjitha garat, duke realizuar edhe tre gola e duke asistuar në katër të tjerë.

Lexo po ashtu Koopmeiners po shkëlqen, dy top klubet italiane pas tij

Juventusi është skuadra favorite për të nënshkruar me mesfushorin holandez, me Zonjën e Vjetër që kanë nevojë të madhe të transferojnë një mesfushor.

Nicolo Fagioli është i suspenduar, njësoj edhe Paul Pogba dhe Max Allegri i ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se dëshiron të nënshkruajë me Koopmeiners.

Megjithatë transferimi i tij nuk do të jetë aspak i lehtë, pasi Atalanta e vlerëson yllin e saj rreth 55 milionë euro.

Gjithsesi bardhezinjtë synojnë që të përfshijnë në marrëveshje ndonjë futbollist të ri në mënyrë që çmimi i tij të zbritet nga bergamaskët.

Në garë për mesfushorin holandez është edhe skuadra e madhe angleze Liverpool. /Telegrafi/

Exit mobile version