Ousmane Dembele është futur në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën.
Sulmuesi francez është bashkuar me gjiganti spanjoll në verën e vitit 2017, derisa tanimë është futur në vitin e fundit të kontratës.
Barcelona i ka ofruar rinovimin edhe për pesë vite të tjera, por marrëveshja ende nuk është afër.
Duke parë situatën e paqartë mes lojtarit dhe klubit, Juventusi po përpiqet të përfitojë për ta bindur lojtarin të transferohet në Torino.
Mediat italiane kanë raportuar se Zonja e Vjetër është e gatshme të nënshkruajë me lojtarin një parakontratë në janar, në mënyrë që ai t’iu bashkohet atyre në verën e vitit 2022 si transferim i lirë.
24-vjeçari ka shprehur dëshirën për të mbetur te Barcelona, por gjiganti katalunas duhet t’ia plotësojë kërkesat financiare.
Dembele u bashkua me katalunasit në verën e vitit 2017 për një pagesë prej 135 milionë euro, derisa vlera e tij tani sillet rreth 50 milionë.
Vlen të theksohet se interesim për francezin kanë shfaqur edhe skuadrat angleze si Arsenal dhe Manchester United. /Telegrafi/