Juventusi është në kërkim të një mbrojtësi dhe një mbrojtës minimum do të transferohet në Allianz Stadium.
Shumë emra kanë qarkulluar në mediat italiane, por duket se torinezët prioritet e kanë bërë transferimin e Axel Disasit nga Chelsea.
Qendërmbrojtësi francez nuk është i kënaqur me hapësirat në Stamford Bridges dhe ka kërkuar largimin nga klubi londinez.
Calciomercato ka raportuar se drejtuesit e Juventusit kanë bërë përpjekjet e para duke hapur bisedimet me Chelsean për mbrojtësin.
Zonja e Vjetër e kërkon Disasin si huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit për 45 milionë euro.
26-vjeçari ka zhvilluar 13 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion me Chelsean duke shënuar dy gola dhe duke asistuar në dy të tjerë. /Telegrafi/