Juventusi është duke e çmendur Atalantan në këtë afat kalimtar, fillimisht me Teun Koopmeiners, pastaj edhe me anësorin e Fiorentinës, Nico Gonzalez.
Gian Piero Gasperini dhe Teun Koopmeiners kishin një zënkë në stërvitjen e fundit, pasi holandezi dëshiron të bashkohet me Juventusin, situatë ku Atalanta ndihet e ‘shantazhuar’.
Mesfushori është nën kontratë deri në qershor 2027, por dihet gjerësisht prej muajsh – sigurisht që në janar 2024 – që Juventusi kishte rënë dakord për kushtet personale.
Në anën tjetër, Bianconerët po kërkojnë një sulmues të ri të gjithanshëm për të zëvendësuar Federico Chiesan
Kishte disa kandidatë të fortë për këtë rol, të dy të hapur për të bërë një lëvizje në Torino. Sipas Gianluca Di Marzios, Juve ka vendosur të fokusohet tek argjentinasi Nico Gonzalez, duke lënë pas Galeno si alternativë të dytë.
Dhe me këtë lëvizje Atalanta po ashtu është çmendur, të cilët janë gjithashtu janë garë për yllin e vlerësuar prej 30 milionë euro.
Prandaj, luftimi i tyre për Nico Gonzalez nuk do të ndihmojë tensionin mes dy klubeve që janë në kulm./Telegrafi/