Juventusi po planifikon një goditje gjatë verës për mbrojtësit e Barcelonës, Jordi Alba, pasi kontrata e tij pritet të skadojë në vitin 2020.
Mbrojtësi spanjoll është pjesë e ekipit nga Camp Nou që nga viti 2012, kur u transferua nga Valencia për vetëm 14 milionë euro.
Megjithatë, koha e tij te Barcelona po shkon drejt fundit pasi palët nuk kanë ende marrëveshje për rinovimin e kontratës.
Sipas gazetës italiane Tuttosport, Alba po heziton për nënshkrimin e kontratës së re dhe do të bëhet agjent i lirë në qershor 2020.
Kështu, njëri nga mbrojtësit më të mirë të krahut të majtë të këtij mileniumi mund të përfaqësojë një pazar të mirë të mundshëm për skuadrat e interesuara.
Klubi i madh italian, Juventusi është duke e shikuar me kujdes situatën e tij dhe është gati të hidhet në sulm për një transferim të mundshëm.
Juventusi do të paguante Jordi Alban me paret e shitjes së Alex Sandro, i cili vazhdon të jetë i kërkuar nga Paris Saint-Germain, Manchester United dhe Manchester City.
Alba mbush 30 vjet në muajin mars dhe ka 67 paraqitje për Spanjën, kështu që do të sjellë më shumë përvojë për Bianconerët. /Telegrafi/