Telegrafi

Juventusi planifikon të ofrojë rreth 80 milionë euro për Gabriel Jesus

Klubi italian, Juventusi thuhet se ka etiketuar sulmuesin e Manchester Cityt, Gabriel Jesus, si një objektiv të madh vere dhe ka gati ofertën e lartë për të.

Jesus ka rënë nga hierarkia e zgjedhjeve te City, pas po luan shumë pak nën urdhrat e trajnerit Pep Guardiola.

Sulmuesi brazilian pritet të ketë mundësi më të pakta për të luajtur vitin e ardhshëm nëse City kompleton transferimin e Erling Haaland në verë.

Lexo po ashtu Manchester City ka marrëveshje në parim me Haaland

Keshtu, Jesus pritet të largohet përfundimisht nga Etihad dhe klubet e interesuara nuk mungojnë.

Sipas mediumit Daily Star, Juventusi do t’i ofrojë sulmuesit të Cityt, Jesus, një rrugë të mundshme largimi nga Etihad këtë verë.

Italianët besojnë se një ofertë prej 65 milionë funte apo rreth 80 milionë euro mund të jetë e mjaftueshme për të bindur Cityn të shesë Jesusin. /Telegrafi/