Site icon Telegrafi

Juventusi parashikohet si destinacioni i ardhshëm i James Rodriguezit

Juventusoi thuhet se do të tentojë në këtë verë të transferojë James Rodriguezin nga Real Madridi.

Anësori kolumbiania kohë që po lidhet me një largim nga Los Blancos, derisa fundi i këtij edicioni do të përcaktojë të ardhmen e tij.

Lojtari nuk është që disa kohë në dispozicion të Zinedine Zidanes, shkaku i lëndimit të pësuar, por edhe që nuk përshtatej në strategjitë e skuadrës.

Strategu francez dëshiron të shesë atë në verë, derisa Juventusi shihet si destinacioni i tij i radhës.

Lexo po ashtu Real Madridi i vendos çmim të arsyeshëm James Rodriguezit

Cristiano Ronaldo dëshiron të luajë sërish me kolumbianin dhe preferon ta ketë atë bashkëlojtar dhe të tentojnë të fitojnë së bashku Ligën e Kampionëve.

Real Madridi do t’i kërkojnë 40 milionë euro nga shitja e tij dhe torinezët fillimisht mund të marrin si huazim me detyrim për ta blerë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version