Juventusi po përpiqet të nënshkruajë kontratë me mesfushorin e Liverpoolit, Emre Can, muajin e ardhshëm, duke ofruar si pjesë të marrëveshjes edhe anësorin kroat, Marko Pjaca.
Gjiganti italian është në ‘gjah’ për përforcime të skuadrës, pasi gjenden në vendin e dytë në Serie A dhe kaluan grupin në Ligën e Kampionëve nga vendi i dytë.
Kjo ka bërë që drejtuesit Bianconer të kërkojnë për lojtar të rinj, ku më së shumti është piketuar një mesfushor i ri.
Sipas gazetës italiane Tuttosport, Juventusi ka rritur presionin në përpjekjet e tyre për të bindur Liverpoolin të shesë Canin duke i ofruar edhe futbollist në këmbim.
Zonja e Vjetër dëshiron ta dërgojë anësorin kroat, Marko Pjaca, në Anfield si pjesë të marrëveshjes, por vetëm në huazim të thjeshtë gjashtëmujor.
Reprezentuesi gjerman ka refuzuar të nënshkruajë një kontratë të re dhe mund të nënshkruajë një marrëveshje para-kontratë me klubet e huaja që nga muaji i ardhshëm për t’u bashkuar me një transferim të lirë verën e ardhshme.
Jurgen Klopp mund të mbajë ende shpresa për një zgjatje për bashkatdhetarin e tij, ndonëse dështimi për të treguar shenja të një kompromisi mund të shtyjë Redsat në negociata për të marrë diçka.
Kjo pasi drejtuesit e klubit anglez në vend që të humbasë lojtarin për asgjë, duan të fitojnë së paku diçka. /Telegrafi/