Telegrafi

Juventusi ofron para dhe Alex Sandron për Pogban

Klubi italian, Juventusi është i gatshëm të ofrojë para dhe shërbimet e mbrojtësit Alex Sandro për yllin e Manchester Unitedit, Paul Pogba.

Pogba u transferua nga Juventusi te Djajtë e Kuq në verën e vitit 2016 për një shifër totale të raportuar prej 120 milionë eurosh.

Megjithatë, e ardhmja e tij ka qenë gjithmonë e përfolur në media për një largim të mesfushorit francez nga Old Trafford.

Lexo po ashtu Juventusi ka gati 80 milionë euro për rikthimin e Pogbas

Këtë sezon po përfolët edhe më shumë pasi Pogba ka një raport të acaruar me trajnerin Jose Mourinho.

Kjo situatë e francezit ka bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të vihen pas tij duke tentuar transferimin.

Alex Sandro (Foto: Getty Images)

Një nga klubet e interesuara padyshim së është edhe ish-skuadra e tij, Juventusi.

Lexo po ashtu Pjanic: Pogba është i mirëseardhur te Juventusi

Sipas mediumit Tuttomercatoweb, Zonja e Vjetër është e gatshme t’i ofrojë shërbimet e Alex Sandros si pjesë e një marrëveshjes për transferimin e Pogbas.

Bianconerët janë të gatshëm të japin 40 milionë euro dhe mbrojtësin brazilian me qëllim që të sjellin fituesin e Kupës së Botës në Allianz Stadium. /Telegrafi/