Klubi italian, Juventusi është i gatshëm të ofrojë para dhe shërbimet e mbrojtësit Alex Sandro për yllin e Manchester Unitedit, Paul Pogba.
Pogba u transferua nga Juventusi te Djajtë e Kuq në verën e vitit 2016 për një shifër totale të raportuar prej 120 milionë eurosh.
Megjithatë, e ardhmja e tij ka qenë gjithmonë e përfolur në media për një largim të mesfushorit francez nga Old Trafford.
Këtë sezon po përfolët edhe më shumë pasi Pogba ka një raport të acaruar me trajnerin Jose Mourinho.
Kjo situatë e francezit ka bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të vihen pas tij duke tentuar transferimin.
Një nga klubet e interesuara padyshim së është edhe ish-skuadra e tij, Juventusi.
Sipas mediumit Tuttomercatoweb, Zonja e Vjetër është e gatshme t’i ofrojë shërbimet e Alex Sandros si pjesë e një marrëveshjes për transferimin e Pogbas.
Bianconerët janë të gatshëm të japin 40 milionë euro dhe mbrojtësin brazilian me qëllim që të sjellin fituesin e Kupës së Botës në Allianz Stadium. /Telegrafi/