Telegrafi

Juventusi ofron njërin nga tre yjet plus para për Pogban

Paul Pogba (Foto: Stu Forster/Getty Images/Guliver)

Juventusi thuhet se është i gatshëm të ofrojë të holla plus njërin nga Alex Sandro, Douglas Costa ose Paulo Dybala për të rikthyer Paul Pogban nga Manchester Unitedi.

Sipas mediumit italian La Gazzetta dello Sport, plani është që Pogba të kthehet në Torino vetëm tre vjet pas transferimit të tij prej 105 milionësh në Old Trafford.

Rikthimi i francezit do të kushtonte më shumë se 100 milionë euro, por sigurisht që nuk është aspak e pamundur, duke pasur parasysh raportet e Pogbas me klubin, tifozët dhe mediat në Angli.

Lexo po ashtu Juventusi ofron Dybalan dhe Sandron për Pogban

Pogba kishte shtyrë drejt Real Madridit, por pasi ata transferuan tashmë Eden Hazardin dhe Luka Jovicin, transferimi i francezit duket i pamundur këtë verë.

La Gazzetta dello Sport pretendon se Juve do ta ulë çmimin në mënyrë të konsiderueshme duke përfshirë lojtarë në një marrëveshje shkëmbimi, me opsionet që përfshijnë mbrojtësin Sandro, anësorin Costa ose sulmuesin Dybalan.

Dybala, Costa, Sandro dhe Rodrigo Bentacur (Foto: Marco Rosi/Getty Images for Lega Serie A/Guliver)

Pogba kaloi katër vjet në Juventus dhe shpesh shihet në Torino duke vizituar miqtë dhe ish-shokët e ekipit, ku së fundmi muajin e kaluar ishte në një organizim për pensionimin e Andrea Barzaglit.

Në postimet e tij në mediat sociale, ai iu referua këtij udhëtimit duke u kthyer “në shtëpi”. /Telegrafi/