Telegrafi

Juventusi ofron 45 milionë per Marcelon?

Juventusi do të ofrojë 45 milionë euro për anësorin e Real Madridit, Marcelon.

Tuttosport shkruan se oferta tashmë ka shkuar në drejtim të Real Madridit dhe është valide për verën që vjen.

Interesimi i brazilianit lidhet ngushtë më miqësinë e tij me Cristiano Ronaldon.

Marcelos i është ofruar pagë prej 12 milionë eurosh në sezon.

Ky do të ishte shpenzim i radhës nga Juve për një lojtar që bëhet 31 vjeçar në maj.

Ky transferim do të financohet nga shitja e Alex Sandros i cili destinacion do të ketë një nga klubet e Ligës Premier.

Marcelo ka qenë në Bernabeu nga viti 2007 dhe kontrata i skadon në vitin 2022.

Deri tani këtë sezon Marcelo ka shënuar tri gola dhe ka bërë katër asistime në 22 ndeshje konkurruese. /Telegrafi/