Telegrafi

Juventusi ofertë shokuese për transferimin e Donnarummas

FLORENCE, ITALY - OCTOBER 05: Gianluigi Buffon (R) and Gianluigi Donnarumma of Italy chat during a training session at Italy club's training ground at Coverciano on October 5, 2017 in Florence, Italy. (Photo by Claudio Villa/Getty Images)

Gianluiggi Donnarumma duket se do të largohet përfundimisht nga Milani.

Portieri i talentuar italian kishte pranuar vazhdimin e kontratës me Milanin, por në ndeshjen e Kupës së Italisë, ndaj Veronës ai nuk është pritur mirë nga tifozët.

‘Rossonerët’ kishin nxjerrë banderola kundër Donnarummas dhe vëllait të tij gjë që e bënë reprezentuesin italian të qajë.

Lexo po ashtu Tifozët e Milanit ofendojnë Donnarumman para ndeshjes së Kupës (Foto)

Mediat italiane kanë raportuar gjatë ditës së sotme se Juventusi po përgatitë një ofertë të lartë për transferimin e portierit.

Kampioni në fuqi i Italisë, ka gati 50 milionë euro për transferimin e Donnarummas në Torino.

(Foto /Getty Images)

Edhe pse drejtuesit e Milanit kanë deklaruar pas ndeshjes me Veronën se Donnarumma nuk do të largohet, një gjë e tillë nuk është shumë e sigurtë.

19-vjeçari ka agjent Mino Raiolan, i cili është i afërt me ‘Zonjën e Vjetër’ dhe besohet se do ta bind klientin e tij t’i bashkohet Juventusit.

Gjithsesi në garë për portierin e Kombëtares së Italisë mbetën edhe Real Madrid dhe Paris Saint Germain. /Telegrafi/