Gianluiggi Donnarumma duket se do të largohet përfundimisht nga Milani.
Portieri i talentuar italian kishte pranuar vazhdimin e kontratës me Milanin, por në ndeshjen e Kupës së Italisë, ndaj Veronës ai nuk është pritur mirë nga tifozët.
‘Rossonerët’ kishin nxjerrë banderola kundër Donnarummas dhe vëllait të tij gjë që e bënë reprezentuesin italian të qajë.
Mediat italiane kanë raportuar gjatë ditës së sotme se Juventusi po përgatitë një ofertë të lartë për transferimin e portierit.
Kampioni në fuqi i Italisë, ka gati 50 milionë euro për transferimin e Donnarummas në Torino.
Edhe pse drejtuesit e Milanit kanë deklaruar pas ndeshjes me Veronën se Donnarumma nuk do të largohet, një gjë e tillë nuk është shumë e sigurtë.
19-vjeçari ka agjent Mino Raiolan, i cili është i afërt me ‘Zonjën e Vjetër’ dhe besohet se do ta bind klientin e tij t’i bashkohet Juventusit.
Gjithsesi në garë për portierin e Kombëtares së Italisë mbetën edhe Real Madrid dhe Paris Saint Germain. /Telegrafi/