Telegrafi

Juventusi nuk llogaritë më në katër lojtarë, mes tyre edhe Blaise Matuidi

Juventusi edhe këtë vit do të synojë titullin e Ligës së Kampionëve dhe trajneri i ri Maurizio Sarri, tashmë raportohet se ka përzgjedhur lojtarët me të cilët do të mundohet të rrëmbej titullin e më të mirit të Evropës.

Calciomercato njoftoi se trajneri italian ka hequr dorë prej katër lojtarëve dhe se më në ta nuk llogaritë në sezonin e ri.

Në listën e transferimeve të kampionit italian janë portieri, Mattia Perin, mesfushorët Sami Khedira e Blaise Matuidi si dhe sulmuesi, Moise Kean.

Strategu ka besim të madh te Gonzalo Higuain, sulmuesi argjentinas që pas një viti në Milan dhe Chelsea, sërish është kthyer në ekipin torinez. Nuk përmendet Mario Mandzukic, i cili në ditët e fundit ishte i lidhur me një transferim te Borussia Dortmundi.

Perin pritet të transferohet te Benfica ose Porto, Kean është në radarin e Arsenalit dhe Barcelonës, Matuide mund të transferohet te Monaco gjersa për Khedirën nuk ka arritur ende ndonjë ofertë zyrtare.

Ndryshe, Juventus harxhoi mbi 150 milionë euro këtë verë për sjelljen e lojtarëve të rinj si Matthijs de Ligt, Cristian Romero, Luca Pellegrini, Merih Demiral, Aaron Ramsey, Gianluigi Buffon dhe Adrien Rabiot. /Telegrafi/