Telegrafi

Juventusi nuk e shet Dybalan për asnjë çmim

Juventusi është e përgatitur që ta refuzojë Barcelonën për Paulo Dybalan. 

Blaugranat janë duke e shitur Neymarin te Paris Saint-Germain për një rekord prej 222 milionë euro.

Raportimet nga Italia tregojnë se për Paulo Dybalan, Barça është e gatshëm të paguajë hiq më pak se 130-140 milionë euro.

Corriere dello Sport shkruan se Bianconerët e shohin si të pashitshëm ‘La Joyan’, për asnjë çmim.

Mund të ndodh që edhe Dybala të kërkojë vetë largimin, por lojtari mund të mos e bëjë këtë pasi ndjehet mirë te klubi bardhezi. /Telegrafi/