Site icon Telegrafi

Juventusi në bisedime me De Ligt, Ajaxi kërkon 60-70 milionë euro

Juventusi tashmë është në bisedime për Matthijs de Ligt, por Ajaxi thuhet se po kërkon 60-70 milionë euro.

Reprezentuesi holandez është një nga talentet më të nxehtë në Evropë, dhe së fundmi u zgjodh si ‘Djaloshi i Artë’ këtë javë nga Tuttosport.

Barcelona dhe Manchester City janë të etur për të nënshkruar atë, por gara për të do të jetë e madhe në vitin 2019.

Lexo po ashtu Juventusi takohet me Raiolan, diskutohet për tre futbollistë

Juventusi  kanë marrëdhënie të mira me agjentin e tij, Mino Raiola dhe pritet ta transferojnë në Allianz Stadium.

De Ligt është njëri nga më të kërkuarit në Evropë (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Sipas gazetës Tuttosport, bardhezinjtë tashmë janë në bisedime me drejtuesit e Ajaxit për të provuar dhe bërë një marrëveshje për verën e ardhshme.

Andrea Agnelli, Fabio Paratici dhe Pavel Nedved, i cili e kishte Raiolan si agjent gjatë karrierës së tij si lojtar, thuhet se janë në bisedime me drejtorin e përgjithshëm të Ajaxit, Edwin van der Sar, një ish-lojtar i Juventusit.

Lexo po ashtu Cruyff: De Jong dhe De Ligt gati për hapin e madh

Megjithatë, klubi holandez thuhet se kërkon 60-70 milionë euro për shërbimet e diamantit të tyre.

Në anën tjetër, Juventusi nuk do të dëshironte të përfshihet në një luftë ofertash për lojtarin. /Telegrafi/

Exit mobile version