Telegrafi

Juventusi mund ta transferojë Sanen, pas tërheqjes së Bayernit nga gara

Leroy Sane (Foto: Harry Trump/Getty Images/Guliver)

Bayern Munichu ka qenë i interesuar në transferimin e Leroy Sane, por duket se Machester City nuk dëshiron ta shesë anësorin te bavarezët.

Skuadra angleze e njoftoi klubin gjerman se për ta transferuar anësorin e tyre duhet të paguajnë 100 milionë euro, andaj ata janë tërhequr nga gara, pasi sipas tyre çmimi është i lartë.

Bayerni ka bërë të ditur se ata janë të gatshëm që të paguajnë vetëm 80 milionë euro për transferimin e Sanes, pasi aq është e limituar shuma e tyre për një transferim.

Leroy Sane (Foto: Stu Forster/Getty Images/Guliver)

Manchester City e refuzoi atë shumë, andaj sipas Calciomerato.com, kjo mund të jetë një mundësi e shkëlqyer për Juventusin që ta transferojë anësorin gjerman.

Lexo po ashtu Bayerni heq dorë nga transferimi i Sane

Zonja e Vjetër ka shfaqur po ashtu interesim për Sanen, andaj në verë mund të tentojë transferimin e tij, pasi Paulo Dybala pritet të largohet.

Torinezët tashmë janë në dijeni se për t’i marrë shërbimet e gjermanit duhet t’i paguajnë 100 milionë euro, por që përparësia e tyre është që mund ta marrin atë nga shitja e argjentinasit. /Telegrafi/